Mbrëmja e kaluar ka qenë e frikshme për banorët e Fushë-Krujës e Durrësit, si pasojë e lëkundjeve të njëpasnjëshme tektonike, të cilat u risollën në memorie përjetimet e nëntorit të kaluar.
Tërmetet nisën pak para mesnatës, për të vazhduar më pas për disa orë, ku më i forti ishte ai me magnitudë 3.7 ballësh, me epiqendër në Thumanë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka publikuar të dhënat e lëkundjeve, duke thënë se tërmeti më i fortë u regjistrua në orën 23:52 dhe ka pasur një thellësi 6 km, me epiqendër 6 km në Perëndim të Thumanës.
Më pas janë regjistruar edhe 6 lëkundje të tjera të cilat edhe pse kanë qenë më të vogla, kanë mjaftuar për të mbajtur banorët zgjuar.