Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar në Tiranë dhe në Kavajë, duke iu kërkuar deklarim të pasurive pesë personave.
Katër prej tyre janë nga kryeqyteti të dënuar për vjedhje dhe një nga Kavaja, i dënuar për trafik droge. Ata kanë afat 48 orë për të bërë deklarimin e pasurisë.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Personat që u janë dërguar formularët:
– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Elvis Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
– Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;