Vendosni fjalën kyçe....

15 rekomandimet që u miratuan në Këshillin Kombëtar të Integrimit


Është zbardhur plani i integrimit me 15 pika, që ka përparësi për t’u përmbushur deri në konferencën e parë ndërqeveritare.

Në këto rekomandime bëjnë pjesë miratimi e zbatimi i reformës zgjedhore, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ulja e numrit të azilkërkuesve e ploësimi i SPAK-ut.

Të tjera rekomandime kanë të bëjnë me rishikimi i ligjit te medias, çuarja përpara e reformës në drejtësi e asaj në administratë, miratimi i akteve nënligjore për pakicat, miratimi i ligjit të censusit, regjistrimi i pronave si dhe marrja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të viit 2019.

Këto rekomandime u morën në mbledhjen e sotme të Këshillit të Integrimit Europian, ku morën pjesë krerët e institucioneve dhe përfaqësues të parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *