Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, ku një i mitur që po lëvizte me biçikletë është përplasur me trafikndarësen, duke mbetur i plagosur.
I plagosuri mësohet se është një djalë 15-vjeçar. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 09.06.2020, në Sauk, shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jeten.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.