79 viktima dhe 283 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve në Itali


Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 79 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total 34 043.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2062 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 168 646.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 283 raste të reja pozitiv për një total prej 235 651.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 15 viktima nga koronavirusi për një total prej 16317 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 191 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Në terapi intensive ndodhen 96 pacientë, 11 më pak se dje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *