Vendosni fjalën kyçe....

Aktori bën thirrje: Të bardhët liberalë të rrëmbejnë armët e të përballen me Trump-in


Aktori i Hollivudit, Tom Arndold, i cili njihet si mbështetës i së majtës radikale shkroi në Twitter gjatë fundjavës ‘se është koha që të bardhët liberalë’ të rrëmbejnë pushkët e gjuetisë së babait të tyre’ dhe të përplasen me bandën e presidentit Trump.

Deklarata e tij vjen teksa mbarë vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme lidhur me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

“Amendamenti i 2-të është për të gjithë, përfshirë burrat e zinj me armë të fuqishme, por është tamam koha për ne, të rinjtë liberalë të bardhë të rezistojnë për vëllezërit dhe motrat tona,” shkroi ai në Twitter.

“Rrëmbeni pushkët e gjuetisë së babait dhe shkoni kokë më kokë me bandën e mjeteve të gabuara të Trump.”

“Le ta bëjmë, Rob Reiner”, shtoi aktori.

Postimet e aktorit vijnë në mes të protestave mbarëkombëtare, të cilat janë kthyer në trazira të dhunshme.

Ato përfshijnë plaçkitjet, djegien e ndërtesave, shkatërrimin e bizneseve e vrasjen e plagosjen e policëve dhe qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *