Vendosni fjalën kyçe....

Ardian Çapja mohon atentatin: S’më vret njeri në shtëpinë time, më ka hyrë një hekur


Ardian Çapja

Zbulohet dëshmia që Ardian Çapja ka dhënë për grupin hetimor nga ambientet e spitalit, lidhur me plagosjen e tij.

BalkanWeb” shkruan se ndonëse i plagosur, 55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij, por se është rrëzuar.

 “Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, ka thënë Çapja në një moment kur ka qenë i vetëdijshëm për hetuesit e policisë.

Ardian Çapja vijon i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje kritike, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lidhur me plagosjen e Çapjas, policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Janë sekuestruar kamera sigurie në një zonë të gjerë dhe po këqyren pamjet e ditës së djeshme, por edhe të ditëve më parë, pasi ka dyshime se atentatorët e kanë studiuar zonën.

Vetëm15 minuta nga atentati, u gjet tërësisht i djegur një mjet tip “Volksvagen Sharon”, me targë AA 821 MD që ishte denoncuar si e vjedhur një vit më parë në Krujë.

Brenda këtij mjeti të djegur policia ka gjetur, një armë zjarri të dëmtuar, në dukje “Snajper”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *