Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime në Laprakë: Ramavirusi po shkatërron çdo gjë, do sjellim ndryshimin


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, është takuar sot me banorë e sipërmarrës në Laprakë.

Gjatë bashkëbisedimit me to kryedemokrati thekson se ata i kanë shprehur shqetësimin për krizën e thellë ekonomike që i ka goditur.

Ata janë ankuar për rritjen e çmimeve, rënien e fuqisë blerëse, faturat e larta të ujit e dritave etj.

Basha nga ana e tij tha se Ramavirusi po shkatërron dita-ditës biznesin e vogël ndërsa shtoi se bashkë me qytetarët PD-ja do sjellë ndryshimin në vend.

“Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë. Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale. Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *