Një 41-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia, me akuzën për “dhunë në familje”.
Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet F.A ka dhunuar nënën e tij dhe këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme.
“Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:
A., 41 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E. A.”– thuhet në njoftimin e policisë.