Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas marrjes së eurobondit të ri për Shqipërinë.
Basha shigjeton Ramën të cilit i thotë se kur vendi është i zhytur në borxhe, kryeministri mburret se merr borxh të ri.
Basha e ka quajtur një barrë të re borxhin e marrë, pasi ai thotë se Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, ka nivel të lartë borxhi si edhe detyrime deri në 600 milionë euro të prapambetura.
“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!
Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”-shkruan Basha në Tëitter.