Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në emisionin “Real Story” deklaroi se partia që ajo drejton ka qenë viktimë e sistemit zgjedhor të formuar nga të dy partitë e mëdha.
Kryemadhi, theksoi se edhe pse nuk ka synime për të ndryshuar sistemin përsëri do hyjë në zgjedhje.
“Sjellja e opozitës e jona, është kur është për të nxjerrë dhëmbët i nxjerr. Origjina është politika, problematika që bëjmë. Çfarë implemetojmë ka bërë problem.
Është një shans, është një mundësi. Pse nuk di Rama, Basha apo Berisha të bëjnë procese të ndershme. Të gjithë dimë t’i bëjmë. Askush nuk vjedh votat pa vetëdije. E bëjnë me vetëdije. Ndërgjegjësime që vetë ne, ky që është emëruar sot shef komisariati në Kavajë, a shefi i Bulqizës a Kamzës që mbushte kutitë për në Dibër. Janë të gjitha këto. E gjitha kjo është sjellja. Vullnet politik. Fryma është shumë e rëndësishme, por nuk mund të vijojmë gjithmonë me të njëjtat sisteme. Ka dhe individë dhe iniciativa të reja. Ne kemi qenë gjithmonë viktima e sistemeve, e makinacioneve të dy partive të mëdha. Atë që kam vuajtur unë nuk dua ta vuajnë fëmijët e mi apo të tjerëve.
Ne, të ketë mundësi probabiliteti Kosova të bëjë zgjedhje më të ndershme se Shqipëria është fundi i votës. Kjo që bëmë ne nuk do të minimizojë, por unë do të hy në një proces zgjedhor. Ne ja kemi bërë të qartë Bashës. Por dilema s’ka pasur. Jemi rakorduar me Bashën. Por këtej e tutje fjalori politik është për një përballje. Pozicioni ynë radikal shërbeu për nxjerrje boje”- tha Kryemadhi.