Vendosni fjalën kyçe....

Ky është snajperi me të cilin u qëllua Ardian Çapja


Kjo është fotografia e snajperit me të cilin dyshohet se u bë atentati ndaj Ardian Çapjas në qytetin e Elbasanit, mëngjesin e së hënës.

Pamjet e publikuara në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu tregojnë snajperin e gjetur brenda automjetit të djegur, të përdorur nga autorët.

Duke cituar një specialist të armëve, Fevziu thotë se bëhet fjalë për një snajper me precision shumë të lartë, që përdoret nga Forcat RENEA.

“Ky është snajperi i djegur brenda makinës. Po ta shihni ky është snajperi, të gjitha pjesët me fibër dhe dru janë të djegura, vetëm ka mbetur pjesë mbështetëse. Ky është snajperi. Një specialist i armëve më thotë me të dhëna më të sakta, për snajperin e përdorur. Është snajper Saiko, finlandez, modeli m10, të cilin e disponon RENEA. Shkon deri në 1500-200 metra fuqia shpuese. Pra bëhet fjalë për një armë me precizion shumë të lartë”– thotë Fevziu.

Sipas gazetarit Spartak Koka, i cili ishte i ftuar në studio, grupi hetimor dyshon se plumbi që goditi zotin Çapja, vinte nga kodra përballë shtëpisë së tij.

Bazuar në informacionet që qarkulluan ditën e djeshme, snajperi i përdorur ishte me numra të fshirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *