Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Me rëndësi cilësia e zgjedhjeve e jo data, s’duhet të humbim kohë drejt BE-së


Presidenti Meta deklaroi sot se cilësia e zgjedhjeve është çështja kryesore që ka rëndësi lidhur me integrimin e vendit në BE ndërsa sipas tij data nuk ka ndonë rëndësi specifike.

Kreu i Shtetit e bëri deklaratën pas mbarimit të tryezës së Këshillit të Integrimit Europian ku mori pjesë.

“Cilësia është kryesore për zgjedhjet, kurse po të ishte për datën, ju e dini që data duhet të ishte dje për mua. Në kuptimin e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve.” – tha Meta.

Ai shtoi më tej se me kryeministrin Rama ka marrëdhënie institucionale dhe se do bëjë gjithçka për sa i përket integrimit të vendit.

“Ishim  për çështje të integrimit europian dhe për këtë çështje unë jam e mbetem gjithmonë i disponueshëm dhe kam bërë çdo gjë që Shqipëria të mos e humbasë kohën që ka shpërdoruar në këto dekada. Shqipëria ka qënë shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë në fillim të procesit dhe sot nuk jemi në situatë aq pozitive. Ndaj ne duhet të fitojmë shpejtësi të re, të tregojmë përgjegjshmëri e të kthejmë shpresën që ky vend të fitojë enegji të re dhe motivim të ri.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *