Publicisti i njohur Italian Vittorio Sgarbi, ka reaguar pas artikujve që kanë qarkulluar lidhur me deklaratën e tij se Bylisi është qytet antik grek.
Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook”, ku vazhdon të mbrojë qëndrimin e tij. Ai shkruan krahas videos: “Unë e konfirmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë.”
Sgarbi shpjegon qëndrimin e tij duke thënë se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar teatri. E madje shpërthen në ofendime ndaj gazetares që kishte shkruar artikullin për të; “E dashur gazetare injorante, turp që nuk e di se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar ai teatër, kaq.”
Sgarbi vazhdon të lexojë një artikull, i cili shpjegon për pjesë të Ilirisë të pushtuara nga grekërit dhe e mbyll duke bërtitur me të madhe se Bylisi “është grek”.