Vendosni fjalën kyçe....

Pastori evangjelist: Thirrjet e demokratëve për të shpërbërë policinë ftesë për anarki totale


Pastori i famshëm evangjelist, Franklin Graham ka kritikuar ashpër thirrjet e demokratwve për të hequr financimet për forcat e zbatimit të ligjit duke thënë se ajo është një recetë për anarki.

“Vdekja tragjike e George Floyd ka ngjallur një pandemi të re frike,” shkroi Graham në Twitter të hënën. “Disa demokratë thonë që zgjidhja është të ulen financimet apo të çmontohen departamentet e policisë. Kjo duhet të jetë një nga idetë më të papërgjegjshme që kam dëgjuar ndonjëherë. Kjo do të çonte në më shumë anarki.” – shtoi ai.

“Ne jemi një komb ligjesh dhe ligjet duhet të zbatohen,” shtoi ai në një postim të veçantë. “Kurrë nuk ka kohë ose vend për brutalitet ose diskriminim policor – kjo duhet të ndalet. Por tani shumë oficerë të mirë të policisë po mendojnë të japin dorëheqjen ose të pensionohen herët për shkak të trajtimit që po marrin.”

“Ne duhet të lutemi për forcat e zbatimit të ligjit dhe t’i mbështesim ata,” tha ai.

“Bibla thotë,” Lum ata që janë paqeruajtësit … “Kjo është thirrja që shumë prej tyre u janë përgjigjur me jetën e tyre. Policia është ajo që qëndron midis nesh dhe anarkisë totale,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *