Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Ballës për datën e zgjedhjeve, Meta: Për mua data do ishte dje, por cilësia është kryesore


Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta u është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, lidhur me kërkesën e deputetit Taulant Balla, për datën e zgjedhjeve.

Presidenti Meta tha se për të data do kishte qenë dje, por sipas tij ka ende punë për të treguar përgjegjshmëri në këtë proces dhe cilësia është e para.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim.

Cilësia është kryesore, po të ishte për mua, data për mua do të ishte dje, në kuptimin e rëndësisë së legjitimitetit të plotë të institucionieve, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri me këtë proces që po monitorohet shumë ngushtë”.- tha Meta.

Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i propozoi presidentit të zgjidhte datën 9 maj të vitit 2021 për zgjedhjet parlamentare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *