Ish-polici në Minneapolis, i cili akuzohet për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd ka bërë paraqitjen e parë para gjykatës, ku i është vendosur garancia prej 1.25 milion dollarëve për lirimin me kusht të tij.
Prokurorët përmendën si arsye për rritjen e çmimit të garancisë për lirimin me kusht “ashpërsinë e akuzave” dhe zemërimin e publikut.
Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, shkruan BBC. Tre oficerët e tjerë të arrestuar, akuzohen për ndihmë dhe mbështetje në një vrasje.
Vdekja e George Floyd në muajin maj çoi në protesta globale dhe thirrje të protestuesve amerikanë për reformë policore.
Në videot që kanë qarkulluar në rrjet, Chauvin i cili është i bardhë, shihet duke u gjunjëzuar në qafën e Floid për gati nëntë minuta ndërsa e arrestonte më 25 maj. Pas ngjarjes së rëndë, ai dhe tre oficerët e tjerë të policisë janë pushuar nga puna dhe janë vënë në pranga.