Vendosni fjalën kyçe....

Shvajnshtager rrëfen çfarë i pëshpëriti në vesh David Luiz në finalen “e mallkuar” të Champions-it


Ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut, Shvajnshtajger ka zbuluar se çfarë i tha mbrojtësi brazilian i Çelsit, David Luiz në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 në Gjermani.

Ai e ka zbuluar këtë në një dokumentar ku është hapur ndër të tjera edhe për finalen e dhimbshme të humbur nga Bajerni në fushën e tij pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Para fundit të kohës së rregullt, Bajerni kryesonte ende 1-0 pas një goli të Tomas Myler në minutën e 83-të por në minutën e 88-të, ekipi anglez fiton një goditje këndi.

“David Luiz m’u afrua dhe më pëshpëriti në vesh: Dhe tani. Gol!” – zbulon Shvajnshtajger.

Dhe doli se braziliani kishte të drejtë pas Drogba arriti të shënonte golin e barazimit për londinezët. Pas kësaj ndeshja shkoi në shtesë dhe pas gjuajtjes së 11-metërshave, Çelsi e fitoi Ligën e Kampionëve në fushën e Bajernit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *