Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: Të ruhet fryma e bashkëpunimit, integrimi i Shqipërisë po bëhet realitet


Sipas ambasadorit Luigi Soreca se integrimi i Shqipërisë në BE tashmë po ndodh në realitet. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Integrimit Europian në Kuvend, Soreca tha se në këtë proces është thelbësore që palët të ruajnë frymën e bashkëpunimit.

Ai tha se BE-ja do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e përmbushjes së kushteve.

“Negociatat e suksesshme të anëtarësimit kanë qenë të bazuara tek konsensusi i thellë gjithëpërfshirës kombëtar. Karakteri dhe përmbushja e këtyre kushteve kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë, ndaj unë dëshiroj të përgëzoj sot në emër të BE për faktin që jeni mbledhur këtu sot për të diskutuar për hapat mëtejshëm të Shqipërisë. Këshilli Kombëtar është mjedis i natyrshëm për ta kryer këtë diskutim dhe do luaj një rol të rëndësishëm në ditët në vijim. Më lejoni t’ju përgëzoj që u bëtë së bashku për Reformën Zgjedhore.

Nga ana e BE jemi gati, Komisioni Europian do të prezantojë kuadrin negociua dhe pasi të jetë miratuar do përfaqësojë rregullat e reja të lojës në BE. Shtetet anëtare i kanë kërkuar Shqipërisë të marrë hapat përfundimtare ndaj është thelbësorë që Shqipëria të ruaj frymën e bashkëpunimit. Puna do të duhet të vazhdojë në mënyrë paralele dhe do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në zbatintegrimi në BE nuk është tashmë aspiratë, por po ndodh në realitet. Legjislacioni i BE të vihet në zbatim nga ana e bashkive. min e të gjithë elementë ve të planit ët veprimit. Kërkohet edhe një ekip negociues dhe me emërimin javën e shkuar, Shqipëria është gati për këto negociata të rëndësishme që kërkojnë punë të madhe dhe kapacitete të forta në të gjitha nivelet e administratës.

Marrëdhënia ndërmjet BE dhe Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë thelbësore më 25 mars, nuk është thjeshtë aspiratë, por po ndodh në mënyrë konkrete, strukturat e BE do punojnë gjithnjë e më shumë me Shqipërinë. Do punojmë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE”, tha Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *