Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku përball Ramën me premtimet e veta: Gënjeshtari patologjik, s’shpëton dot nga revolta e shqiptarëve (VIDEO)


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar biznesin e vogël, me premtimet e tij elektorale për uljen e taksave.

Tabaku ka mbledhur disa episode të premtimeve të kryeministrit. Ajo thotë se asnjë premtim nuk e shpëton dot atë nga revolta e shqiptarëve, kur një ditë bredh me charter nëpër Europë, e ditën tjetër ripremton ato çfarë premtonte përpara 7 vitesh.

DEKLARATA E TABAKUT

Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI.

Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim.

Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqesinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër.

Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave.

Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat.

Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton.

Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet.

Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë.

Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *