Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 35-vjeçari, Kristi Plluska, i cili u aksidentua mesditën e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë ndërsa drejtonte fugonin e Postës Shqiptare.
Plluska nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra.
Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një makinë tip Benz dhe më pas goditi një pemë.
Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga automjeti i dëmtuar.