Vendosni fjalën kyçe....

Blendi Klosi: Të premten vijnë ‘charterat’ e parë me turistë të huaj


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur sot Task-Forcën për turizmin për të folur lidhur me planine  masave, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në këtë mbledhje, Klosi tha se ditën e premte, do të fillojnë  të vijnë në vendin tonë ‘charterat me turistë të huaj’.

“Ditën e premte fillojnë charter-at e parë, janë shumë pak në krahasim me vitin e kaluar por që janë sinjali i parë që po zgjerohet jeta turistike. Ju kërkoj që ky vit të jetë një vit shumë më tepër i rakorduar dhe i stabilizuar dhe nga pikëpamja e komunikimit”, -tha ndër të tjera Blendi Klosi.

Ministri tha se prioriteti i parë është pastrimi i plazheve, e kryesisht i akseve rrugore që çojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe nxitja e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *