Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi nënë e bir me mjete të forta, arrestohet 34-vjeçari në Korçë


Policia në Korçë ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur me mjete të forta dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në Maliq të Korçës, ku shtetasi me inicialet B.R akuzohet se ka dhunuar një 31-vjeçar dhe nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime në trup. Dy të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,

 “Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *