Forca të shumta policie zbarkojnë në Velipojë dhe Karaburun, IKMT prish ndërtimet pa leje


Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, IKMT ka nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit thonë se po vijojnë punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore. Për këtë u bëjnë thirrje çdo qytetari e mediave të denoncojnë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *