Pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, Goran Rakiç i Listës Serbe fitoi dy pozicione të rëndësishme. Ai u emërua zëvendëskryeministër i qeverisë si dhe ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal.
E duket se ai ka bërë disa ndryshime në zyrën e tij, duke shkelut protokollin e shtetit. Gazeta “Zëri” shkruan se Goriç ka hequr nga zyra e tij flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës.
Gazeta kujton dy takimet e para zyrtare që Rakiç pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova.
Sipas fotove zyrtare të dërguara mediave nga zyra e Rakiçit, nuk kishte asnjë simbol të shtetit të Kosovës. Ndërkohë që paraardhësja e Rakiçit, Emilja Rexhepi, flamuri përdorej në takimet zyrtare.
Lajmi është përcjellë edhe nga mediat serbe, si b92 që me emocion shkruajnë se zv.ministri i ri paska hequr nga zyra e tij “të ashtuquajturin flamur të Kosovës” në të “ashtuquajturin shtet të Kosovës”.