Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari shkon në takim me Ramën: Topi është te kryeministri, nuk votojmë reformë me vota të blera


Deputetja Rudina Hajdari ishte e pranishme në takim me Kryeministrin Rama dhe opozitën parlamentare.

Në deklaratën për mediat ajo tha se tashmë është në dorën e Ramës nëse do që opozita parlamentare të votojë Reformën.

Ata kanë kërkuar hapjen e listave duke ndryshuar sistemin, ndërsa kjo kërkesë nuk u reflektua në marrëveshjen e Këshillit Politik.

Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës!  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore“- është shprehur Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *