Vendosni fjalën kyçe....

JK Rowling akuzohet si “transfobike”, merr një goditje dhe nga aktori i “Harry Potter”


Shkrimtarja JK Rowling e sagës së Harry Potter, është kritikuar dhe akuzuar si transofobe për shkak të disa deklaratave të ka bërë.

Rowling kritikoi një artikull me titull “Të krijuarit e një bote më të mirë post-Covid-19 për njerëzit që kanë menstruacione”. Kjo për shkak të frazës “njerëz që kanë menstruacione” që ishte përdorur për të evituar fjalën “grua”, gjë që shkrimtares s’i pëlqeu.

“Njerëz që kanë menstruacione. Jam e sigurt që ka një fjalë për këta njerëz. Wumben? Wimpund? Woomud?”- shkruan ajo duke bërë sikur po përpiqet të belbësojë fjalën “Women”, në shqip “gra”.

Mirëpo ky koment nuk u ka pëlqyer komunitetit transgjinor, pasi ka edhe transgjinorë që mund të kenë menstruacione (personat që kanë lindur grad he janë kthyer në burra).

Pas kritikave që mori, shkrimtarja reagoi duke thënë se i referohet seksit, si tërësia e tipareve biologjike që dallojnë mashkullin nga femra, dhe se identiteti gjinor është tjetër koncept.

 “Nëse seksi nuk ekziston, nuk ka tërheqje brenda të njëjtit seks. I njoh dhe i dua personat transgjinorë, por fshirja e konceptit të seksit heq aftësinë e njerëzve për të diskutuar mbi jetën e tyre. Nuk është urrejtje që të flasim për të vërtetën.”- shkruan përsëri JK Rowling.

E shkrimtarja përsëri ka marrë kritika. Madje edhe nga aktori Daniel Radcliffe, i cili u bë i famshëm pikërisht për shkak të saj.  Aktori që luan rolin e Harry-t, shkruan: “Gratë transgjinore janë gra. Çdo deklaratë në të kundërt fshin identitetin dhe dinjitetin e njerëzve transgjinorë.”

Siç shkruan BBC, Radcliffe tha që ai ndjehej i detyruar të thoshte diçka sepse Rowling ishte përgjegjëse për “kursin që jeta e tij ka marrë”. Madje ai shtoi se shpreson që komentet e shkrimtarit, të mos zbehin listën e fansave të “Harry Potter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *