Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori amerikan: Rrjetet sociale janë përfshirë në censurë


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, tha për ‘Special Report’ në Fox News se ai beson se platformat e mediave sociale janë ‘të përfshira në censurë’ dhe po veprojnë më shumë si ‘botuesit’.

“Pra, ju mendoni se këto firma të mediave sociale po censurojnë disi presidentin dhe mbështetësit e tij?” – e pyeti prokurorin gazetari Bret Baier.

“Unë mendoj se ka prova të qarta se këto njësi tani janë përfshirë në censurë”, u përgjigj Barr.

“Dhe ata fillimisht e mbajtën veten si forume të hapura, ku njerëzit, ku palët e treta mund të vinin dhe të shprehin pikëpamjet e tyre dhe ata ndërtuan një rrjet të jashtëzakonshëm të shikimeve.” – shtoi prokurori i përgjithshëm.

“Tani ata po veprojnë shumë më tepër si botuesit, sepse ata po censurojnë pikëpamje të veçanta dhe vendosin përmbajtjen e tyre atje për të zvogëluar ndikimin e pikëpamjeve të njerëzve të ndryshëm.” – theksoi Barr.

Në fund të muajit të kaluar, Twitter shënoi me një lajmërim paralajmërues njërin nga postimet e presidentit Trump duke shkaktuar jo pak replika.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *