Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim, të shikojë prapaskenat e kryeministrit Edi Rama për ta njohur atë.
Sipas Maliqit, kreu i qeverisë e di se ai i humb zgjedhjet, si me lista të hapura, ashtu edhe me lista të mbyllura. Dhe shton që kanë nisur shantazhet dhe kërcënimet ndaj deputetëve të opzoitës, për të votuar Reformën Zgjedhore. Ai u kërkon të lënë kërcënimet dhe bën thirrje për zgjedhje sa më të shpejta.
“T’i lënë mesazhet dhe kërcënimet te Lefter Maliqi. Lefter Maliqi s’ka pyetur për kriminelë që janë sot me burgim të përjetshëm kur ka qenë drejtues policie, jo më për kriminelë miliarderë si puna e Ramës që hedh topin dhe fsheh dorën.
Ambasadorja të shohë shikojë prapaskenat e këtij njeriu se mbi 20 deputetë i ka rresht. Nuk e di çfarë bën Balla i tij se është i pabesueshëm, nuk e di nëse Gjiknuri është kurban i radhës sepse deputetët e joshur apo dhe të futur kohët e fundit për t’i futur në përçarje po bëjnë të njëjtën gjë. Rama nuk do as marrëveshje, as listë me sistem të hapur që e kthen në minorancë në zgjedhje e ardhshme.
Unë jam për lista të hapura dhe nëse Rama do, le të vijë ta votojë. Unë do ta votoj se votoj marrëveshjen e kryer nga të gjitha palët, të firmosur nga zonja Hajdari dhe jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në varfëri, është në mjerim, i nënshtruar, në panic, në krim, në drogë, në korrupsion, i ka ikur koha aktrimit të tij, siç thoshte Berisha. Është si nata me ditën me Berishën, por Berisha të paktën bëri rrugë dhe e dorëzoi pushtetin. Unë jam për marrëveshjene realizuar, por vendi të kalojë sa më parë në zgjedhje.”, – tha Maliqi.
Deputeti tha se ka dijeni që 3 deputetë të opzoitës parlamentare do ta votojnë këtë marrëveshje, pasi po kërcënohen.
“Në dijeninë time ka tre deputetë të opozitës që do ta votojnë. Nuk jap emra, emrat do t’I shikoni atje sepse kanë nisur shantazhet, presionet, kërcënimet, telefonatat e kështu me radhë. Nëse ky do, nuk ka 5 deputetë dhe 6, ky ka mbi 20 deputetë. Po ju them, t’I lënë kërcënimet. Ky nuk është kërcënim i individitit, por i këtij aktori. Deputetët nuk i njeh opozita jashtë dhe prandaj bën kështu ky. Me lista të hapura dhe të mbyllura ai nuk fiton dot më dhe po bën edhe lojën e fundit me deputetët e opozitës së re.”– tha Maliqi.