Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshja s’ndryshon gjë në sistem por të paktën u kënaq Luli, mos qofshi në vendin tim”


Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Rama tha se shumica nuk i ka votat për miratimin e marrëveshjes zgjedhore PS-PD-LSI.

Ai tha se marrëveshja nuk reformon asgjë në sistem ndërsa shtoi se shumica kishte hequr dorë rekomandimet e ODIHR-it por i kishte pranuar kërkesat e opozitës për ta kënaqur atë.

“Marrëveshja është e vërtetë që nuk reformon asgjë në sistem, por rëndësi ka që u kënaq Luli. Rëndësia e saj ishte të bashkoheshim ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e tij prej zgjedhjeve për t’i thënë si e do ti që të mos kemi llafe. Unë e di që ne do kemi prapë llafe se ne prapë do fitojmë por ne e bëmë këtë në shenjë paqeje. Shumë njerëz nuk janë dakord me mua se donin të vijonim duke adresuar me të vërtetë rekomandimet e OSBE-ODIHR por ata duhet të na kuptojnë se e bëmë për të ndryshuar klimën.

Ne dhamë dakordësi që të hiqnim mundësinë për të gjetur sebepe ata. Kjo dakordësi do kalojë në Parlament. Ne i qëndrojmë asaj, e di që s’do jetë fushë me lule por ne do i qëndrojmë marrëveshjes. Votat nuk i kemi por do t’i bëjmë, nuk do luftojmë në sensin aritmetik por duke u marrë me të tjerët sa do ja dalim këtë nuk e dimë. Mos e paçi fatin të jeni në vendin tim në këtë situatë.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *