Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi pas takimit me Ramën: Nuk votojmë reformën pa listat e hapura


Deputeti i PD-së në parlament, Myslim Murrizi, pas takimit me kryeministrin Rama për të gjetur konsensusin për të votuar marrëveshjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deklaroi se nuk do votojë atë.

Murrizi tha se nuk do votojë marrëveshjen pa futur në të listat e hapura apo kërkesat që ka opozita parlamentare.

Bojkot. Patjetër do të radikalizohet. Arritëm kërkesën e parë që të vinte Rama këtu, se kishte hall të bënte dashurinë me Lulin.

Ne do rifillojmë në Komision të Reformës Zgjedhore dhe do vendosim kushte dhe sanksione. Raporti i Komisionit do vijë në parlament. Nuk do e votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe propozimet”- tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *