Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë e moshuara me COVID-19 tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatike


Ka ndërruar jetë një paciente e moshuar, e cila ishte e shtruar në spitalin Infektiv. Gruaja ishte e infektuar me COVID-19, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishte asimptomatike dhe për këtë arsye nuk është futur në listën e personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

 “Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në vendin tonë deri më tani, janë regjistruar zyrtarisht 34 viktima nga koronavirusi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *