Vendosni fjalën kyçe....

“Një piktor i vjetër si unë e një gazetare e re si ti, njësoj marrim vesh nga ekonomia” – Ironia e Ramës


Kryeministri Rama deklaroi sot se eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun shqiptar, duke shtuar se ky eurobond financon operacionet e Shqipërisë.

Teksa u përgjigj ai ironizoi duke thënë se një piktor i vjetër si ai dhe një gazetare e re ekonomie njësoj marrin vesh nga ekonomia.

“Një gazetare e re ekonomie dhe një piktor i vjetër sa unë besoj njësoj marrim vesh nga ekonomia. Eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun tonë. Falë rezultatit, kemi fituar kredibilitet. Plani ynë është i qartë. Nuk është eurobondi që financon shkollat a spitalet, por eurobondi financon projektet e Shqipërisë.” – tha Rama.

Ai foli më tej për amnistinë fiskale duke thënë se funksionarët e politikanët nuk do përfitojnë prej saj. Kategoria e vetme sipas tij që përfitojnë nga kjo janë ata që kanë punuar në administratë 10 vjet më parë.

“Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia. Nuk bëhet fjalë për këtë. Politikanët nuk përjashtohen. Gjithkush që ka pasur një mandat qeverisës nuk mund të jetë pjesë e amnistisë. Natyrisht nëse bëhet fjalë për persona që 10 vjet më para kanë punuar në shtet është temë tjetër por në kuptimin e funksionarëve që janë në institucione nuk përjashtohen.

Nëse ka punuar në shtet në vitet ’90 dhe pastaj është marrë me punë private është pjesë tjetër. Asnjë që është marrë me politikë, që ka qenë gjykatës, prokuror nuk mund të amnistohet.” – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *