Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon seanca e parë për Agim Kajmakun, pranohen provat e prokurorisë


Ka përfunduar seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ende është në arrati ndërkohë që për të është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykatën Penale e Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe avokatët e ish-kryebashkiakut ndërsa është vendosur dhe se kur do të mbahet seanca e radhës: më 18 qershor, ora 10:00.

Në seancën tjetër pritet të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Kujtojmë se Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra, pas denoncimeve të Partisë Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai rezultonte i dënuar në Greqi për falsifikim parash. Ndaj tij gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra. Por ai ende ndodhet në arrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *