Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo: Mirëpresim marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, inkurajojmë palët të kodifikojnë atë


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konference për mediat është ndalur edhe në zhvillimet politike në Shqipëri.

Pompeo ka mirëpritur marrëveshjen ndër-partiake për reformën zgjedhore, që sipas tij do forcojë demokracinë dhe do formcojë të ardhmen evropiane.

Ai ka inkurajuar të gjitha palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.

Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”- tha ai midis të tjerash në konferencës për shtyp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *