Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorët suedezë: Ne e dimë kush e vrau kryeministrin Olof Palme në 1986-ën


Prokurorët suedezë thonë se kanë zbuluar se kush është personi që vrau kryeministrin suedez, Olof Palme, në vitin 1986, duke i dhënë fund misterit pas 34 vitesh.

Ata thanë se ishte vrarësi ishte Stig Engstrom, një projektues grafik i njohur si “Man Skandia” që vrau veten në vitin 2000. Kryeprokurori Krister Petersson tha se ata po mbyllnin hetimet për vdekjen e Palme, shkruan BBC.

Kryeministri Palme u qëllua nga pas, ndërsa po shëtiste për në shtëpi pasi kishte qenë me gruan e tij në kinema, në qytetin e Stokholmit.

Ai e kishte shkarkuar ekipin e tij të sigurisë më herët gjatë ditës. Atentati ndodhi në rrugën më të ngarkuar të Suedisë dhe më shumë se dhejtë dëshmitarë panë një burrë që qëllonte, para se të ikte nga vendi i ngjarjes. Mijëra njerëz janë marrë në pyetje për vdekjen e tij. Një person u dënua për vrasjen por akuzat ndaj tij ranë më vonë.

Çfarë tha prokurori?

Kryeprokurori Petersson tha në një konferencë për shtyp: “Personi është Stig Engstrom. Për shkak se personi ka vdekur, unë nuk mund të ngre akuza kundër tij dhe kam vendosur të mbyll hetimin.”

BBC shkruan se arma e vrasjes nuk është gjetur dhe asnjë provë e re mjeko-ligjore nuk është zbuluar, por prokurorët që shqyrtuan deklaratat e Engstrom në polici arritën në përfundimin se versioni i tij nuk përputhej.

Në fillim Stig Engstrom nuk ka qenë fare në focus të hetimit. Por kur hetuesit panë sfondin e tij ata zbuluan se ai kishte mësuar të përdorë armët pasi kishte qenë në ushtri, dhe ishte anëtar i një klubi të shtënash.

Në zonën e tij ai ishte gjithashtu pjesë e një rrethi të kritikëve për politikat e Palme dhe të afërmit thanë se ai kishte një mendim negativ ndaj kryeministrit.

Engstrom kishte probleme financiare të gjata dhe një problem në rritje me alkoolin. Sidoqoftë, hetuesit ende nuk janë të qartë për motivin e Engstrom për vrasjen e Palme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *