Vendosni fjalën kyçe....

Pse qajmë ne kur Rama gëzohet se mori borxh me interes të ulët


Nga Pano Soko

Paskemi marrë 650 milionë Euro borxh me 3.62% interes dhe udhëheqësin e madh e paska kap entuziazmi i madh, se tregjet e borxhit paskan besim tek Qeveria shqiptare.

E para, për ta shfryrë pak udhëheqësin që qenka ngref keq, norma e ulët e interesit, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk i dedikohet besimit tek librat e llogarisë së këtyre vendeve që kanë investitorët, por garancisë për ndihmë që dha BE-ja për vendet partnere.

BE ka propozuar një paketë 15 miliardë Euro ndihmë për vendet partnere me BE-në (ku bën pjesë dhe Shqipëria) dhe ka premtuar që nuk do të lejojë asnjë vend të falimentojë për shkak të pandemisë. Tregjet s’kanë besim te Shqipëria, po tek fjala e BE-së, te garancia që ajo jep.

E dyta, ça po gëzon? Që po merr borxh? Po njerëzit normal qajnë në të tilla raste, se po merr borxh, s’po ti falin.
Apo natyrisht që do të gëzosh, ti nuk je ai që do t’i paguash këto borxhe, ti je thjesht ai që po shpenzon lekët. Borxhet do t’i paguajmë ne që kontribojmë sot, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Pse mos gëzosh ti, ti s’do paguash gjë…

Sot Shqipëria ka gati 10 miliardë Euro borxh të shkruar dhe 2.2 miliardë janë konçesionet, shkojnë në total 12.2 miliardë Euro.

Përpara Edi Ramës, Shqipëria kishte marrë në 22 vjet demokraci, 5.9 miliardë Euro borxh. Vetëm Edi Rama kryeministër ka marrë 6.3 miliardë Euro borxh. Ka marrë më shume ai sesa gjithë Kryeministrat e tjerë të mbledhur së bashku.

Ku kanë vajtur këto lekë? Çfarë është ndërtuar me kaq shumë lekë? S’e di…

E treta, o shoku udhëheqës, e di pse qajmë ne edhe kur ti thua që duhet të gëzojmë? Se shqiptarët, hallin me borxhin nuk e kanë tek interesat, që të gëzojmë që shpëtuam se e morëm me interes të ulët këtë rradhë.
Interesi është halli më i vogël.

Hallin e kemi se lekët e borxhit po ikin top, të gjitha. Po shkojnë 90% në xhep dhe 10% në shtet.

Ti sot po merr 650 milionë Euro borxh, nga të cilat 200 do paguash borxh të vjetër dhe 450 do t’i përdorësh.
Këto 450 milionë që do t’i përdorësh, do t’i çosh nëpër projekte si Milot-Balldreni, ku paguajmë 17 km rrugë me 350 milionë Euro, kur rruga realisht kushton 35 milion Euro, jo 350..
Pra 10% bën rruga, 90% tek xhepi a tek llogaria bankare në offshore.

Sepse ti kështu ke shpenzuar 6 miliardë Euro deri më tani. Dhe kjo do të ndodhë dhe këtë rradhë. Sepse ti këtë di të bësh. S’di ti as të menaxhosh ekonomi, as të menaxhosh prodhim, as të rrisësh vendet e punës, as të ndërtosh vepra publike, asgjë.

Ti di vetëm – Rrit taksa dhe vidh lekët e taksave/Merr borxh dhe vidh lekët e borxhit…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *