Vendosni fjalën kyçe....

Rreshje të dendura shiu në Librazhd, rrugët e qytetit mbushen nga uji


Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Librazhd për shkak të intensitetit të lartë.

Uji ka mbuluar qytetin deri në 15-20 cm, duke e shndërruar në “liqen”. Për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut pusetat nuk mund të thithin më shumë se 15-30% të sasisë së ujit, që ka mbuluar rrugët dhe sheshet, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë, si rezultat i motit të keq në segmentin “Kthesa e Murrashit” dhe në aksin Librazhd-Prrenjas, në segmentin “Kthesa e Dragostunjës”, ka rënie masive dherash e gurësh, duke e bërë të rrezikshëm qarkullimin e mjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *