Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 60 të vrarë në një sulm xhihadist në Nigeri


Të paktën 59 persona janë vrarë gjatë një sulmi në pjesën verilindore të Nigerisë.

BBC shkruan se persona të armatosur u futën në një fshat të rajonit Borno të martën pasdite, duke lënë të vrarë dhjetëra persona. Fshati u rrënua gjithashtu.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm i cili mendohet se është një sulm hakmarrës xhihadist. Agjencia e lajmeve “AFP” raportoi se 59 trupa të pajetë janë gjetur në vendin e sulmit, por “Reuters” shkroi se në këtë sulm janë vrarë 69 persona.

“Reuters” shkruan se militantët e kryen këtë sulm pasi dyshuan se banorët e fshatit kishin ofruar të dhëna për forcat e sigurisë rreth lëvizjeve të grupit, ndërsa “AFP” thotë se xhihadistët janë vrarë nga banorët lokalë, të cilët mundoheshin t’ë mbronin gjedhët e tyre.

Ndonëse nuk është e qartë kush qëndron prapa këtij sulmi, grupi “Boko Haram” dhe një grup tjetër që lufton nën parullën e ISIS-it kanë kryer sulme vdekjeprurëse në pjesën verilindore të Nigerisë në të kaluarën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *