Sot tre grupet parlamentare të opozitës, po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi po zhvillohet në këto momente në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen pak ditë pas letrës që deputetët e opozitës i shkruan Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor.
Tre ishin kërkesat që shtronin deputetët: listat e hapura, rekomandimet e OSBE-ODIHR për administratën zgjedhore, vota e emigrantëve.
Nëse këto tre kërkesa nuk plotësohen, opozita parlamentare kërcënon se nuk do votojë për asnjë ndryshim në Reformën Zgjedhore.
Në letrën që Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku i dërguan Ruçit e Ramës, kërkojnë që një tryezë tjetër të zhvillohet brenda 48 orëve.