Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e Policisë jep dorëheqjen, për t’ja liruar zyrën togerit me ngjyrë pas protestave për George Floyd


Protestat në SHBA për një reformë në polici kundër diskriminimit, kanë detyruar disa të marrin vendime shumë drastike vetëm për të treguar se ndajnë të njëjtën frymë me njëri-tjetrin.

Kështu shefja e Polisicë në Portland, e cila është një grua e bardhë, dha dorëheqjen të hënën për t’ia lënë vendin e saj një togeri me ngjyrë.

Dhe këtë e bëri pasi kishte vetëm 6 muaj në këtë detyrë.

Shefja e Policisë, Jami Resch tha se do ia linte detyrën togerit afrikano-amerikan Chuck Lovell.  “Unë i kam kërkuar Chuck Lovell që të marrë rolin e shefit të Byrosë së Policisë. Ai është ekzaktësisht personi i duhur, ekzaktësisht në momentin e duhur” tha ajo në një konferencë për shtyp në mesditë, citon Daily Mail.

Ndërsa vendimi i saj është përkrahur në përgjithësi, disa nuk janë dakord me të. Shumë njerëz me ngjyrë komentojnë se nuk duan që t’i dorëzohen detyrat, rolet, vlerësimet, vetëm pse janë me ngjyrë por sipas meritës. Pasi edhe kjo konsiderohet një formë diskriminimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *