Vendosni fjalën kyçe....

Turma rrëzon, pështyn e hedh në ujë statujën e Kristofor Kolombit në SHBA (Video)


Ndërsa protestat kundër racizmit dhe brutalitetit anti-policor vijojnë në SHBA, protestuesit shembën, i vunë zjarrin dhe hodhën në ujë një statujë të një figure tjetër famëkeqe në historinë e skllavërisë, Kristofor Kolombit.

Mijëra protestues u mblodhën në Richmond, Byrd Park të Virxhinias të martën në mbrëmje, ku pas disa fjalimeve, statuja 2.5 metra e lartë e Kolombit u tërhoq me litarë rreth orës 08:30 të mëngjesit, me orën lokale. Policia nuk ndërhyri.

Asaj gjithashtu iu vu zjarri përpara se turma e irrituar ta tërhiqte atë dhe ta hidhte në një liqen aty pranë, pasi e pështyu, siç tregojnë videot e publikuara.

Statuja u zëvendësua me një shenjë ku shkruhej: ‘Kolombi përfaqëson genocidin’.

Javën e kaluar, guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam, konfirmoi që një statujë e gjeneralit të Konfederatës, Robert E Lee në Richmond do të hiqej dhe do të vendoset në ruajtje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *