Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 53 viktima nga koronavirusi duke shkuar në 34 220 të vdekur në total. Numri i të vdekurve krahasuar me një ditë më parë është ulur, pasi dje kanë qenë 71 viktima.
Rastet e reja kanë 379, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku ishin 202 të infektuar me koronavirus. Në total që prej nisjen së pandemisë në shtetin fqinj janë shënuar 236 142 persona të infektuar me COVID-19.
Rajoni më i prekur vijon të mbetet Lombardia ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 25 persona duke e çuar në 16 374 numrin total të vdekjeve. Ndërsa të infektuarit e rinj në këtë rajon janë 252 persona.