Vendosni fjalën kyçe....

Administrata Trump vë sanksione ndaj zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare që hetojnë ushtarakët amerikanë


Administrata e presidentit amerikan Trump po vendos sanksione ekonomike për zyrtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët janë angazhuar me ‘çdo përpjekje’ për të hetuar ose ndjekur penalisht personelin amerikan për krime lufte.

Në një deklaratë të enjten, zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump ka autorizuar gjithashtu ‘zgjerimin e kufizimeve të vizave’ kundër zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe anëtarëve të familjes së tyre.

SHBA-të kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur të vendosin sanksione në gjykatën me qendër në Hagë duke pohuar se ICC-ja se nuk ka të drejtë të hetojë ose të ndjekë penalisht personelin amerikan pa pëlqimin e Uashingtonit.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë i përshkroi veprimet e gjykatës si ‘një sulm ndaj të drejtave të popullit amerikan’ dhe një kërcënim për ‘shkelje të sovranitetit kombëtar’.

Ai shtoi se kjo gjykatë ishte themeluar ‘për të siguruar përgjegjësi për krimet e luftës’, por në praktikë është bërë ‘e pa llogaritshme dhe joefektive’.

Përpjekjet e ICC-së për të hetuar pretendimet për krime lufte nga Izraeli kundër palestinezëve gjithashtu kanë tërhequr reagimin e administratës Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, argumentoi në maj se Palestina nuk ‘kualifikohet si një shtet sovran’ dhe se gjykata nuk mund të kryejë hetime ‘të paligjshme’ kundër Izraelit për krimet e pretenduara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *