Vendosni fjalën kyçe....

Basha vijon takimet me bizneset: Ramavirusi godet përditë, po boshatis xhepat e shqiptarëve


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, edhe sot ka vijuar takimet me bizneset dhe qytetarët në Tiranë, duke u ndaluar në njësinë Nr.4.

Pas këtyre takimeve, Basha arrin në përfundimin se “Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.”

Kryedemokrati thotë se dëgjon përditë të njëjtat shqetësime nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë: Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

Basha thotë se xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e taksave të tyre po pasurojnë një grusht oligarkësh. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk mund të ofrojë më asgjë.

“RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.”– shkruan kreu i opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *