Një person i pajetë është gjetur në Tiranë.
Trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij, pranë qendrës tregtare Kristal Centre.
I ekzekutuar ka mbetur shtetasi Hekuran Billa 40-vjeç,
Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit.
Billa është vrarë në rrethana ende të paqarta më armë zjarri dhe ishte duke qarkulluar me mjetin e tij.
“Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit“-thuhet në njoftimin e policisë.