Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol lokalit në katin e parë të pallatit në Tiranë


Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Lënda plasëse ishte vendosur në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, i cili ndodhet në katin e parë të një pallati. Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka të lënduar por banorët janë alarmuar nga kjo ngjarje.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që dyshohet të ketë vendosur tritolin pranë lokalit.

Personi në fjalë ishte i veshur me kostum sportiv dhe kapuç. Ai u largua në këmbë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *