Vendosni fjalën kyçe....

IKMT-ja aksion në Velipojë, banorët tensione me policinë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që prej ditës së djeshme ka shkuar në Velipojë në një aksion për të prishur ndërtimet përgjatë bregdetit.

Aksioni ka nisur dje, ndërsa sot situata është rënduar dhe është dashur që në bregdet krahas forcave të policisë të mbërrijnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pronari i një biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojnë vendimet për prishjen e bizneseve të tyre sepse ajo është puna e 30 viteve dhe ata nuk janë serbë që të trajtohen në atë mënyrë.

Ju që keni ardhur këtu kishit shkuar me kapur drogën. Ju shkoni te drogë jo te mundi dhe të djersa. Kemi punuar për 30 vite dhe nuk mund të na e prishni për pesë minuta. Ne nuk jemi serbë. Jemi shqiptarë, jemi velipojanë, na janë bërë duart gjak”, tha pronari i një prej subjekteve.

Në videon e shpërndarë nga Syri.net shihet tensioni mes pronarëve, dhe zbarkimi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat janë në mbështetje të IKMT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *