Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi gardianin te “313”-ta, lirohet nga qelia Saimir Gjepali


Lirohet nga paraburgimi Saimir Gjepali, i cili konsiderohet si anëtar i grupit të Avdylajve.

Gjykata e Durrësit ka përcaktuar për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sjellim ndërmend se vetëm pak ditë më parë, Gjepali dhe grupi i Avdylajve kërcënuan një gardian në burgun 313, pas një kontrolli në qelinë e tyre ku u gjet një telefon.

Pas sherrit me efektivët e burgut, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas Italian.

Saimir Gjepali u arrestua në tetor të 2018-ës së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *