Vendosni fjalën kyçe....

Kontrabandë në portin e Vlorës, kapen 132 litra me pesticide pa dokumentacion, arrestohen 2 persona


Policia e Vlorës ka goditur një rast kontrabande me mallra të licensuara në PKK Vlorë dhe ka sekuestruar 132 litra pesticide. Dy persona janë arrestuar.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë goditur një rast kontrabande të mallrave të licensuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit V. A., 43 vjeç, banues në Vlorë; V. Sh., 41 vjeç, banues në Berat.

Konkretisht, në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues shtetasin V. A janë evidentuar 132 litra pesticide të llojit “Sunfire”, të cilat janë në pronësi të shtetasit V.Sh me qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”, të kryera në bashkëpunim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *